El-Utbiu në vajtimin e një njeriu bujar: “Ne vdiqëm me humbjen e tij, kurse ai jeton me lavdinë e tij”
«وقيل للعتبىّ: مات محمد بن عبّاد؛ فقال: نحن متنا بفقده وهو حىّ بمجده.»
“I thanë el-Utbiut: “Ka vdekur Muhamed ibn Abadi.” Ai tha: “Ne vdiqëm me humbjen e tij, kurse ai jeton me lavdinë e tij.””
Ibn Tagriberdi (v. 874 h.), “En-Nuxhum ez-Zahire fi Muluk Misr uel-Kahire”
Historiani Ibn Tagriberdi, ndër ngjarjet e vitit 216 h., përmend vdekjen e Muhamed ibn Abad el-Muhalebiut, emirit të Basrës, i cili ishte i njohur për bujarinë e tij. Kur lajmi i vdekjes së tij i arriti letrarit el-Utbi, ai tha këtë shprehje të shkurtër: humbja ra mbi të gjallët që e humbën, ndërsa ai mbetet përmes kujtimit të mirë që la pas.
مجلس